Zbulohet më në fund i dashuri biznesmen i Soni Malaj, fotografohen bashkë

Deri tani ishte munduar ta mbante të fshehtë, por nuk ka mundur t’i shpëtojë dot fotografëve.

Soni Malaj është fotografuar me partnerin e saj të ri që deri tani e kishte mbajtur “sekret”.

Panorama ka publikuar foto të çiftit.

Soni Malaj pas ndarjes me Mirkon ka nisur bashkëjetesën me Klevin.

Ai është një biznesmen i një bar-kafeje në Tiranë.

Soni ka rreth 9 muaj që është lidhur me të dhe siç ka deklaruar edhe vetë, ka qenë pasioni për palestrën që i ka bërë bashkë.

Tashmë historia e saj me Mirkon duket se është hedhur pas krahëve.

Soni dhe Mirko kanë një vajzë 4-vjeçare, të quajtur Anna.

Këngëtarja dhe balerini italian u njohën gjatë pjesëmarrjes së Sonit në “Dancing ëith the Stars”.

Përsa i përket lidhjes së saj me Klevin, të dy e mbajtën të fshehtë duke shmangur fotot apo daljet e shpeshta në publik.

Fotot e publikuara sot nga “Panorama” janë shkrepur në Akademinë e Arteve, ku çifti kanë qenë bashkë për të ndjekur shfaqjen “Legjenda e pianistit”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *