KreuStil Jetese

Avicii nuk do të performojë më si DJ!

Avicii, i konsideruar si një nga DJ më të mirë në botë, njoftoi sot se do të tërhiqet dhe nuk do të performojë më në skenë duke filluar nga fundi i këtij viti.

“Kam vendosur që ky turne 2016 dhe këto spektakle të jenë të fundit”, shkruan ai në një letër që i drejtohet fansave të publikuar në faqen e tij të internetit ku ka lënë edhe numrin personal të telefonit.

Në këtë letër, muzikanti motivon vendimin e tij me dëshirën për të bërë më shumë gjëra në jetën e tij.

“Avicii, 26 vjeç, me emrin e vërtetë Tim Bergling, ka punuar me Madonën, Coldplay apo David Guetta dhe ka arritur du herë radhazi në vendin e trtë si DJ më i mirë në botë në vitin 2012 dhe 2013”, sipas “DJ Magazine”, më prestigjozja në këtë fushë.

Në vitin 2014, Tim Bergling kishte treguar shenja lodhjeje duke anuluar disa koncerte, me shpjegimin se nuk kishte marrë veten ende pas një operacioni të apandesitit dhe të tëmthit.

Vitin e kaluar, ai kishte anuluar gjithashtu pjesëmarrje në koncerte duke përmendur nevojën e një pushimi të merituar.

Në letrën e tij të hapur, ai falenderoi fansat e tij se “ishin mendimet dhe idetë tuaja mbi muzikën që më ndihmuan të evoluoj dhe gjithçka që kam, e kam prej jush”. Ai ka premtuar gjithashtu se nuk do ta braktisë kurrë muzikën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF