KreuStil Jetese

Barbara Palvin, muza e re e parfumeve Gioia të Armanit!

Gama e parfumeve “Gioia” e Giorgio Armani Beauty përgatitet për një muzë të re, të cilën e ka gjetur tek modelja Barbara Palvin.

Vetëm 22 vjeç, top modelja hungareze, Barbara Palvin, bëhet imazhi i gamës së famshme të parfumeve Gioia, ku aroma e parë është lançuar në vitin 2011. Ajo do të zëvendësojë modelen amerikane Emily Didonato që kishte pozuar me sukses për markën deri tani.

Nëse Barbara Palvin është zgjedhur për të përfaqësuar këtë triologji parfumesh, është për bukurinë e linjave të saj, vështrimi i saj blu të thellë dhe lumturinë që shpreh. Pikërisht për këto arsye, kjo vajzë me origjinë nga Budapesti u zgjodh për të përfaqësuar këtë linjë parfumesh që evokon lumturinë dhe është e lidhur me natyrën dhe fuqinë e elementeve.

Ndërkohë që linja e parë i dedikohej ujit (Acqua di Gioia), dy linjat e reja që pritet të shfaqen këtë verë i dedikohen diellit (Sun di Gioia) dhe ajrit (Air di Gioia).

Një linjë parfumesh perfekte për verën dhe që përshtatet më së miri me klishetë e zeza dhe të bardha të fotografit Karim Sadli, ku brunja e bukur, e gjatë 1,71 metra, shfaqet plot shkëlqim dhe sensulaitet nën diellin që e imagjinojmë të jetë shumë i nxhetë këtë verë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF