KreuStil Jetese

DiCaprio në xhunglën indoneziane për mbrojtjen e natyrës

Aktori i famshëm amerikan, Leonardo DiCaprio zhvilloi një vizitë në xhunglën indoneziane për të dhënë mbështetjen e tij ndaj grupeve lokale që luftojnë për mbrojtjen e florës dhe faunës së kërcënuar nga shpyllëzimi dhe gjuetia e jashtligjshme.

Oscar-i aktori më i mirë në filmin “The Revenant”, qëndroi fundjavën e kaluar në pyllin tropikal të parkut kombëtar Leuser, në ishullin e Sumatras. Kjo zonë ka një potencial të lartë në ruajtjen afatgjatë të natyrës dhe në të banojnë shumë kafshë si orangotangu apo tigri, që janë në zhdukje për shkak të shfrytëzimit të pyjeve.

Mbrojtës i ethshëm i natyrës dhe i kafshëve të egra, DiCaprio u fotografua i shoqëruar nga mbrojtës së mbjedisit lokal, në krahë të dy elefantëve të Sumatrës, që është gjithashtu në zhdukje.

“Fondacioni Leonardo DiCaprio, që zhvillon projekte për mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e oqeaneve dhe të hapësirave natyrale, mbështet këto grupe lokale që të mund të krijojnë një mega mauzole të faunës dhe ekosistemin Leuser, vendi i fundit në tokë ku orangotangët e Sumatras, tigrat, tinocerontët dhe elefantët bashkëjetojnë në natyrë”, shkruan aktori në profilin e tij Instagram.

“Ky mauzole ka për objektiv rritjen e mbrojtjes së kësaj zone, por projekti është ende në një fazë fillestare”, deklaroi nga ana e tij mbrojtësi i natyrës indoneziane, Farwiza Fahan, që takoi DiCaprio-n gjatë vizitës së tij.

Si shumë pyje të tjera tropikale të Indonezisë, ky territor i gjerë kërcënohet nga rritja e shpejtë e plantacioneve që i dedikohen kultivimit të palmave me vaji dhe të prodhimit të brumit për letër. Nga ana tjetër shumë kafshë të zonës shënjestrohen nga gjuetarët e jashtligjshëm dhe banorët e zonës që i konsiderojnë si një kërcënim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF