KreuStil Jetese

Elton John paditet nga ish-truproja për ngacmim seksual!

Ish-truproja i Elton John, Jeffrey Wenninger ka depozituar gjatë ditës së hënë në gjykatë një padi për ngacmim seksual.
Sipas tij, ky incident ka ndodhur në vitin 2014. Artisti i njohur akuzohet nga ish-truproja e tij se gjatë kohës që ato punonin bashkë, ai ka tentuar ta prekë atë në mënyra jo të përshtatshme. Jo vetëm kaq, por sipas Jeffrey, ai e ka ngacmuar atë edhe me komente të turpshme.
Ish-truproja ka veçuar tre incidente, ku në njërin prej të cilëve, ai shprehet se kishte qenë me Elton John në makinë, kur ky i fundit kishte tentuar ta prekte atë në zonat intime duke i kërkuar që të zhvishej dhe duke i thënë: “Përshëndete xhaxha Elton-in”. Përfaqësuesit e këngëtarit të famshëm ende nuk i janë përgjigjur akuzave.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF