Tommy Hilfiger inspirohet tek Nadal për kostume të performancës së lartë 0 105

Një linjë të brendshmesh, një parfum… Muzë e vërtetë e dizenjuesit amerikan që prej një viti, Rafael Nadal këtë herë inspiron Tommy Hilfiger për një koleksion kostumesh, këmishash dhe kravatash, me prerje moderne dhe materiale të cilësisë së lartë.

I dizenjuar për ata që lëvizin, ky koleksion i ri i plotë i quajtur THFLEX Rafael Nadal Edition aleat i copërave italiane inovuese që lehtësojnë lëvizjen e mashkullit modern, gjithnjë e më shumë i lëvizshëm.

“Inspiruar nga vetë Rafa”, tregon krijuesi në një komunikatë, kostumi me kopsa të thjeshta ose të kryqëzuara prej  leshi të ri që është bërë lehtësisht i zgjerueshëm shfaqet shumë i rehatshëm dhe jo i fërkueshëm.

I propozuar në prerje regular, slim apo extra-slim, ky kostum mund t’i përshtatet të gjitha morfologjive. Për t’i shoqëruar, janë propozuar gjashtë këmisha pambuku në edicion të limituar që kompletojnë këtë garderobë të një biznesmenit në lëvizje.

Ndonëse nuk do të luajmë tenis si 14 herë kampioni i turneut Grand Chelem, e imagjinojmë veten që tani duke vrapuar nga një mbledhje në tjetrën, duke marrë makinën ose avionin, pa pasur frikë se do të paraqitemi me një kostum që duket keq dhe të bezdis.

Kostumi prej leshi të ri me kopas normale kushton 550 euro, ai me kopsa të ndërthurura 600 euro dhe këmisha prej pambuku 120 euro, Tommy  Hilfiger, THFLEX Rafael Nadal Edition.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *