Beyonce krijon markën e saj sportswear, Ivy Park 0 144

Në tetor 2014 lajmi që Beyonce kishte bërë një aleancë me Sir Philip Green (themeluesi i Topshop) për të krijuar një linjë veshjesh sportswear që i dedikohet femrave i lumturoi jashtzakonishtë shumë fansat e saj. Fillimisht e parashikuar për vjeshtën e kaluar, marka do të shfaqet përfundimisht më 14 prill.

E quajtur Ivy Park, ajo do të propozojë artikuj leisurewear të arritshme nga të gjithë xhepat, me çmime që lëvizin nga 20-150 euor. Marka do të shpërndajë produktet e saj në butikët Topshop, JD Sports, Selfridges si dhe në internet, kryesisht tek Net-A-Porter dhe Zalando.

“ Sir Philip Green ka zhvilluar shumë bashkëpunime të pabesueshme por unë kërkoja një partneritet, një markë të tërë më vete”, shpjegoi Beyonce në një komunikatë.

“Kur punoj dhe i përsëris vetes, vesh roba sportive por asnjë markë sporti nuk më flet realisht. Qëllimi im me Ivy Park është të kaloj limitet e robave sportive, të sjell mbështetjen time dhe të frymëzoj femrat se bukuria tejaklon pamjen fizike. Bukuria e vërtetë, është një shpirt, ndjenja dhe një trup i shëndetshëm. E di që kur ndihem e fortë fizikisht, jamë e fortë edhe mendërisht. Pra doja të krijoja një markë që t’i mundësojë femrave të tjera të kenë të njëjtën gjendje shpirtërore”, vazhdoi ajo.

Për të gjitha që duan të kenë më shumë informacion marka ka gjithashtu edhe një profil në Instagram (@weareivypark) që deri tani ka arritur më shumë se 32 000 abonentë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *