Kastro Zizo flet për humbjen e nënës: Do të dua përjetë

Në ditët e fundit të marsit Klevis Bega, i njohur me emrin e artit Kastro Zizo, u përball me humbjen e nënës së tij. Ajo u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, ditën e martë.
Me anë të një statusi në facebook, Kastro Zizo ka falenderuar të gjithë ata që e ngushëlluan dhe i qëndruan prapë. Ai e ka quajtur humbjen e nënës së tij “një thikë në zemër”, ndërkohë i rikujton vetes se jeta vazhdon dhe duhet të bëhemi të fortë.
“Miq, të dashur, shokët e mi… ju falenderoj nga zemra për çdo ngushëllim tuajin. Më lehtësuat dhimbjen e madhe. Jua shpërblefsha në të mira dhe gëzime. Humbja e nënës është thikë në zemër, por njeriu duhet të behet i fortë dhe të vazhdojë jetën duke e kujtuar dhe adhuruar përjetë. Një falenderim i veçantë i shkon shokëve të mi të ngushtë që m’u gjendën si vellezër gjaku. Nëna ime do të dua përjetë. Lotët e mi t’u bëfshin lumturi në parajsë. Do më mungosh shumë!”, shkruan Kastro në facebook.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *