KreuStil Jetese

Të rruhesh vetë apo tek berberi, si është më mirë?

TEK BERBERI

Pozitivja: Është rruajtja më precize që mund të shpresoni, falë teknikës së tij të tërheqjes së lëkurës. Nëse rruajtja është realizuar mirë, mund të kaloni briskun vetë çdo dy ditë.

Negativja: Është e rehatshme, efikase, por e kushtueshme.

Verdikti: Praktikojeni për ndonjë rast të veçantë, tipit një mbrëmje, një takim romantik apo pune, ose nëse doni të bini shumë në sy.

RRUAJTJA MANUALE

Pozitivja: Është mënyra që i afrohet më shumë precizionit të berberit. Pas disa vitesh praktikë, do të priteni gjithnjë e më pakë. Kjo është edhe teknika më pak e kushtueshme… të paktën në terma afatshkurtër.

Negativja: Ndonëse mund të jeni shumë të aftë, koka e qimes mbetet gjithnjë e dukshme. Kjo teknikë është shumë agresive për lëkurën, mbi të gjitha kur kombinohet me të ftohtin. Vendosni krem, vaji dhe mbi të gjitha mos haroni të ndërroni brisqet. Kjo eviton prerjet dhe garanton një rruajtje më të mirë, pra do ju nevojitet të kaloni briskun më pak herë.

Verdikti: Është teknika më pak e rekomandueshme. Ajo duket si e lirë, por në afatgjatë, mes brisqeve dhe shkumës së rrojes, nëse kërkoni të kurseni realisht është më mirë të investosh në një makinë rroje elektrike.

MAKINA RROJES ELEKTRIKE

Pozitivja: Teknika më e shpejtë dhe më pak e rrezikshme për të pasur një mjekër pa qime.

Negativja: Nuk do të jetë kurrë aq preciz sa brisku tradicional. Kur të kaloni gishtat do të ndjeni që qimet janë një milimetër. Estetikisht, nuk është keq, por për të qenë më të prezantueshëm, ju duhet të rruheni çdo ditë.

Verdikti: Është një kompromis mes konfortit dhe një rezultati vizual të kënaqshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF