“Ia dolëm!” Alban Skënderaj prek ëndrrën

Këngëtari Alban Skënderaj është gati të nisë turin e tij të parë në Amerikë.

Këngëtari ka njoftuar në rrjetet sociale edhe datat e koncerteve që do të mbajë në tokën amerikane.

Në një postim të fundit  të tij në Instagrm, këngëtari shumë i dashur sidomos nga gjinia femërore shkruan “Me këtë foto përshëndes të gjithë shqiptarët në Amerikë duke qenë se Europa tani është duke fjetur, pak a shumë. Ëe finally made it, jemi në Chicago dhe po përgatitemi për supermbrëmjen e nesërme!”.

Një arritje e madhe për këngëtarin i cili po tenton të “çajë” edhe përtej kontinentit europian.

Albani gjithashtu do mbajë koncerte në disa shtete të Amerikës, si Boston, Chicago, New York, Florida, Michigan dhe Connecticut, ku këngëtari  do të përformojë live.

Alban Skënderaj së fundmi ka publikuar edhe hitin e ri “Unë dhe ti”, i cili po korr mjaft sukses.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *