KreuStil Jetese

Sëmundjet që lufton vitamina A

Kanceri i zorrës së trashë është kanceri i tretë më i zakonshëm i diagnostikuar, dhe është shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri mes meshkujve dhe femrave, sipas raportimeve të Aleancës për kancerin e zorrës së trashë.
American Cancer Society vlerëson se 49 700 vdekje kanë ardhur si pasojë e kancerit të zorrës së trashë në SH.B.A. në vitin 2015.
Për shkak se kanceri kolorektal ka qenë kaq i vështirë për t’u trajtuar, hulumtuesit nga EPFL në Zvicër kanë qenë duke punuar shumë për të gjetur një qasje të re. Zbulimet e tyre të reja tregojnë se vitamina A është një luftëtar i fuqishëm për kancerin i zorrës së trashë.
Kimioterapia është trajtimi tradicional për kancerin e zorrës së trashë, dhe ndërsa konsiderohen të efektshme edhe qelizat e vazhdueshme të kancerit të vendosura në qelizat burimore, të cilat mund të shkaktojnë rifillimin. Kjo ndodh kryesisht për shkak të një proteine të quajtur HOXA5, e cila është bllokuar nga qelizat e kancerit.

Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF