KreuStil Jetese

Depresionit dhe mungesa e vitaminës D rrit rreziqet kardiovaskulare

Të trajtosh depresionin apo të evitosh mungesën e vitaminës D redukton rrezigjet kardiovaskulare, sipas dy studimesh vëzhguese të ndryshme të publikuara sot.

“Kërkimi ynë tregon se një trajtim efikas dhe i saktë i depresionit me sa duket redukton rreziqet për komplikime kardiovaskulare që në të kundërt rriten ndjeshëm”, shpjegon doktoresha, Heidi May, një epidemiologe e “Intermountain Medical Center Heart Institute” në qytetin Salt Lake në shtetin amerikan të Utah.

Ajo e prezantoi këtë studim në konferencën “American College of Cardiology” që mbahet këtë fundjavë në Çikago.

Studiuesit kanë analizuar të dhëna mbi depresionin të ruajtura në sistemin e shëndetësisë “Intermountain Healthcare”, të më shumë se 100 000 pacientëve.

Më pas ata kanë shtuar informacione që vijnë nga 7 550 të sëmurë. Dhe secili prej këtyre pacientëve është ndjekur me kujdes për të parë nëse kanë pasur probleme kardiovaskulare serioze si një infarkt, goditje cerebrovaskulare apo një bllokim të zemrës.

Në përfundim të studimit, ata që nuk ishin më depresivë paraqisnin një nivel të njëjtë problemesh kardiovaskulare me ata që nuk kishin vuajtur ndonjëherë nga depresioni.

Studiuesit mendojnë se simptomat depresive mund të shkaktojnë ndyshime psikologjike që mund të sjellin probleme kardiovaskulare të shpeshta.

I njëjti grup shkencëtarësh konstatuan gjithashtu se niveli i ulët i vitaminës D lidhet me infarktin, goditje cerebrovaskulare apo bllokime të zemrës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF