Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!

Motrat Jenner, Kendall dhe Kylie janë dy nga ikonat e modës për miliona vajza të reja anembanë botës. Si të tilla, edhe vëmendja ndaj tyre nuk ka sesi të mungojë. Mbrëmjen e shkuar teksa ktheheshin nga një event, Kylie dhe Kendall Jenner janë rrethuar nga fanset e tyre, të cilat kërkonin që të bënin foto me to, por motrat janë sjellë në mënyra të ndryshme.
Në një video të publikuar nga “TMZ”, Kylie shihet teksa i bërtet fanses së saj duke i thënë: “Mos më prek”.
Ndërsa motra e saj, Kendall, është treguar më e sjellshme me ta, duke ndaluar për të bërë foto, duke përlotur kështu fansat nga gëzimi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *