KreuStil Jetese

Takimi i parë, ja 6 gjërat që duhet të keni parasysh

Një takim mund të jetë më afër sesa ju mund ta mendoni. Disa prej jush mund ta marrin me stres, të tjerë mund të konfuzohen dhe të tjerë të mendojnë se ccfarë duhet të bëjnë ose jo që gjërat të shkojnë sikurse duhet.
Të gjithë i marrim me ankth dhe shumë presion këto takime, por psikologët këshillojnë që nuk duhet. E rëndësishme është të merrni gjithccka me qetësi, të silleni natyrshëm dhe pa u sforcuar aspak.
Më poshtë, ju sjellim disa këshilla të thjeshta dhe praktike, të cilat ju duhet ti merrni në konsideratë për takimin tuaj të parë.

Mbajini gjërat 100% në të tashmen.

Eksperti i lidhjeve Steve Friedman në Match.com ka treguar se njerëzit e kanë zakon të flasin më shumë për të kaluarën dhe përvojat e këqija.
“Kjo është e vështirë për t’u shmangur, por duhet të flisni për lidhjet e së shkuarës me butësi, urtësi të fituar dhe indiferencë të ftohtë”, tregon ai.
Kështu që, fokusojeni bisedën tuaj drejt së tashmes dhe vetë njëri-tjetrit.

Bëni pyetje, por jo të zakonshme.

Sipas një studimi të kryer nga OKCupid rreth takimit të parë dhe gjërave që duhet të shmangim dhe të kemi parasysh, këshillohet ti evitoni pyetjet e tipit: “Ccfarë do të bëni?”, “Si ishte?”, etj.
Mendoni pak jashtë kornizave dhe bëni pyetje të tjerë që edhe biseda të bëhet interesante, dhe jo një lojë pyetje-përgjigje.

Mbajeni telefonin tuaj larg, mjaftueshëm për të mos u shpërqëndruar.

Sipas ekspertit të marrëdhënieve dhe psikologut Guy Ëinch, është e rëndësishme ta mbani telefonin tuaj larg, mjaftueshëm për të mos u shpërqendruar.
“Kontrolli i vazhdueshëm i telefonit ju huton, mërzit, kjo në varësi të asaj që ju lexoni. Asnjëra prej këtyre cilësive nuk ju bën tërheqës në sytë e personit tjetër. Nëse është vërtetë e rëndësishme të kontrolloni telefonin, shpjegojini përse duke i kërkuar falje”, rrëfen psikologu.

Tregohuni aktive dhe e interesuar.

Në një pjesë të mirë të studimeve psikologjike thuhet se nëse ju tregoheni të ndrojtur dhe të rezervuar, kjo nuk është një shenjë e mirë.
“Duke qenë aktive gjatë bisedës dhe duke treguar interes, ju dukeni interesante në sytë e personit tjetër. Kujtoni që duke pritur që diccka të ndodh, në fakt asgjë nuk ndodh”, tregon psikologu.
Kështu që mbajeni parasysh këtë këshillë, nëse dëshironi që takimi juaj i parë të shkoj mirë.

Vështroni gojën e personit tjetër.

Flitet shumë për rëndësinë e kontaktit me sy, sipas një studimi të fundit të publikuar në shkencën psikologjike, shumë kontakt me sy mund të iu bëj të dukeni pa lidhje.
Në vend të kësaj, studimi thekson se ndërveprimet sociale dhe optimale ndodhin kur njerëzit e ndajnë shikimin mes syve dhe gojës. Kjo çon edhe në një ndërveprim shumë më të rehatshëm.

Imitoni personin tjetër.

Një studim i postuar në Buletinin e Psikologjisë Sociale ka treguar se njerëzit pëlqejnë më shumë të tjerët që i imitojnë me delikatesë. Pra, nëse ju doni të dukeni mirë në sytë e tjetrit dhe përse jo ti fitoni simpatinë, provoni të imitoni një sjellje apo qëndrim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF