KreuStil Jetese

Vaccarello emërohet drejtor artistik i Yves Saint Laurent

Është zyrtare. Anthony Vaccarello emërohet drejtor artistik i Yves Saint Laurent, duke pasuar Hedi Slimane, i cili u largua nga këto funksione më 1 prill 2016.

Vaccarello do të prezantojë koleksionin e tij të parë për shtëpinë Yves Saint Laurent në tetorin e ardhshëm për Fashion Week pranverë-verë 2017.

Grupi Kering, që ka në pronësi Yves Saint Laurent, njoftoi zyrtarisht Anthony Vaccarello si drejtor artistik të shtëpisë pariziane të modës.

Vaccarello që është në drejtimin e shtëpisë dë tij të modës që prej vitit 2009, fitues i çmimit Andam 2011 ka bërë hapat e parë tek Fendi në krahë të Karl Lagerfeld. Më pas ka firmosur dy koleksione për Versus Versace, shtëpia motër e Versace, ku ai ka qenë drejtor artistik nga janari 2015 deri në prill 2016.

Në çdo sezon, Anthony Vaccarello firmos silueta seksi me prerje të gjatë dhe të ngushtë, duke e shndërruar të zezën e thellë në firmën e tij.

Tani na mbetet vetë të presim tetorin 2016 për të parë se çfarë risie dhe a do të jetë në lartësinë e Hedi Slimane ky djalosh shumë i talentuar që vejn me shumë premtime.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF