Elia Zaharia ka një urim të ngrohtë për gjithë ndjekësit e saj 0 3443

Pranvera ka ardhur me gjithë madhështinë e saj dhe Elia Zaharia ka menduar të bëjë një urim për gjithë ndjekësit e saj në Instagram, por jo vetëm.

E fejuara e princ Lekës ka shkruar një status mjaft të veçantë në faqen e saj.

Elia ka postuar një foto ku shihet e rrethuar nga shumë lule dhe ngjitur me foton shkruan:

“Uroj ti shijoni këto ditë të ëmbla pranvere! Natyra është mikesha më e mirë e njeriut, është burim lumturie dhe qetësie. Një lexim nën hijen e një peme, ose një shëtitje këmbëzbathur mbi bar mjafton për ti dhënë ditës tjetër harmoni. Ju uroj një ditë sa më të bukur”.

Urimi është mirëpritur nga gjithë fansat e saj që e kanë pëlqyer dhe kanë lëshuar komente të pafundëm falenderimi.

Elia Zaharia dhe princ Leka vetëm pak ditë më parë kanë njoftuar datën e dasmës së tyre.

Ajo do të mbahet në 8 tetor të këtij viti dhe pritet të mbledhë shumë figura publike.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *