KreuStil Jetese

Kujdes! Edhe ushqimet e shëndetshme shtojnë kilet e tepërta!

Vera është duke ardhur dhe në këtë periudhë njerëzit nisin të mendojnë seriozisht për trupin, rënien në peshë dhe tonifikimin. Me siguri keni dëgjuar shumë që ju thonë se të ngrënit shëndetshëm, ju ndihmon shumë në humbjen e peshës. Ka ardhur kohë që ju të dini që të ushqyerit shëndetshëm, jo domosdoshmërisht do të thotë humbje e peshës. Shpeshherë lind pyetja: A mund të shkaktojnë ushqimet e shëndetshme mbingopje dhe më tepër kile?
Universiteti i studimeve në Teksas ka përcaktuar se nëse ushqimet janë të riprodhuara apo tregtohen si të shëndetshme mund të shkaktojnë mbingopje dhe ndikojnë në shtimin e peshës.
Sipas studimit me bashkëautor Jakob Suher dhe ekipin e tij, rezultatet e hulumtimit tregojnë se të ngrënit ushqime vërtet të shëndetshme dhe në porcionet e duhura, do të shkaktonte më pak kile të tepërta dhe efekte të tjera shëndetësore.

Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF