Rozana Radi prezanton më në fund të dashurin, por…

Rozana Radi gjithmonë e ka mbrojtur me fanatizëm jetën e saj private dhe janë të paktë ata që dinë diçka mbi të.

Por me anë të një fotoje në Facebook ajo ka zbuluar paksa nga jeta e saj private.

Rozi shihet duke i shtrënguar dorën një mashkulli, që me shumë gjasa duhet të jetë i dashuri i saj.

Por për fat të keq veç krahur të tij nuk shihet asgjë tjetër, duke lënë sërish në mister se kush mund të jetë “Romeo” i saj.

Megjithëse Rozana Radi prej vitesh është aktive me këngët e saj dhe rolet në filma apo teatër, asnjëherë nuk është zbuluar se kush mund të jetë i dashuri i saj.



Aktualisht Rozana është e angazhuar në spektaklin e Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar” ku ka bërë një sërë rolesh mjaft të arrira duke marrë vlerësime të mira nga juria.

Për fansat që dëshirojnë të dinë diçka më shumë rreth të dashurit të saj, për fat të keq, do të duhet të presin edhe pak deri sa Rozana të vendosë ta shfaqë atë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *