KreuStil Jetese

Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!

Gloria Boba dhe Ledia Konstandini janë dy vajzat e “Vendit Sekret”, dyqanit me veshje të veçanta, plot stil dhe ngjyra.
Në një intervistë për BORDO, Gloria tregon më shumë detaje rreth dyqanit, veshjeve dhe aksesorëve.

Sidorela Lepri

Tashmë “Vendi Sekret” le të themi që nuk është edhe aq sekret për njerëzit që e duan të bukurën dhe të veçantën. Gloria, na trego pak sesi lindi shkëndija për hapjen e këtij dyqani veshjesh të konceptuar në këtë mënyrë?

Para 2 vitesh diku në mendjen tonë ne kishim ndërtuar një dyqan prej kohësh, Por, tani u bënë thuajse dy vite që unë dhe Ledia e menaxhojmë më së miri vendin sekret, i cili pak nga pak është zbuluar.

Tek “Vendi Sekret” mund të gjenden veshje të punuara plot stil dhe kreativitet, këpucë, çanta dhe plot aksesorë të tjerë që bëjnë diferencën. Ka një klientelë të caktuar që zgjedh të vishet nga “Vendi Sekret”, duke marrë parasysh stilin e veçantë të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë?

Realisht ideja jonë ka qënë që të hysh dhe të humbasësh në larmishmërinë e ngjyrave, dekoreve, formave të çuditshme dhe unike. Ky është një proces, i cili kërkon impenjim dhe dite të tëra pune, si gjetja, personalizimi i tyre, fotografimi, etiketat të cilat dhe ato marin një pjesë të caktuar të kohes sepse çdo gjë është e ricikluar dhe gati për t’u servirur në atë që tani e ka një emër “Vendi Sekret”.
Në fakt tani që flasim, u bë kohë e gjatë dhe sigurisht dyqani ka disa klientë besnike, por çdo ditë ai zbulohet nga dikush, i cili që në momentin e parë prezantohet për ta ruajtur shoqërinë e tij me vendin që sapo ka zbuluar, veshjet kanë një lloj stili janë deri-diku të guximshme, por duke qenë se dyqani ka dhe aksesorë, është thuajse e pamundur të dalësh pa blerë, sepse gjithmone ka diçka për dikë, qoftë ky dhe një libër.

Çfarë trendesh dominojnë kryesisht? Po ato që kërkohen më shumë?

Veshjet që dominojnë janë kryesisht të viteve 60-70 edhe deri në ditët e sotme. Stil pak i gjerë, por i kombinuar mirë bën që veshja mos të jetë e madhe apo e marrë borxh, por e rehatshme.
Veshjet që kërkohen më së shumti janë veshjet të cilat kanë forma të egzagjeruara dhe njekohësisht dekore unike. Pra, aty nuk vijnë të kërkojnë diçka që e kanë në mendje, aty vijnë për të gjetur diçka që akoma se kanë në mendje.

Gloria, çfarë iu frymëzoi për hapjen e dyqanit?

Jemi frymëzuar nga passon i yni për veshje të tilla, plot ngjyra dhe stil. Menduam që përse jo të mos i dhurojmë kryeqytetit një dyqan praktik dhe ndryshe, ku të mund ti gjëjnë bashkë të tilla veshje.

Si i zgjidhni veshjet dhe aksesorët shoqërues?

Atëherë çdo gjë që ka të bëjë me ngjyrat dhe bie në sy, ky është elementi që ne kapemi tek veshjet. Sa për aksesorët, mundohemi vazhdimisht të bëjmë aksesorë të ndryshëm duke mos i përsëritur, një koleksion dhe aq. Aksesorët përgjithësisht kanë elemente piktoreske. Më duhet të pranoj që nuk ka veshje të shëmtuar, ka veshje të pakombinuar bukur.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF