KreuArt

Bojken Lako: Nuk kam vlerësuar me hatër asnjëherë në jetë

Nga Izaura Ndoj

Pas pjesëmarrjes në Grammy, karriera e tij muzikore ka një tjetër drejtim. Tashmë ai është pjesë e kompanisë360mrecords”, që synon të promovojë artistët shqiptarë në tregun gjerman.
I vendosur në stolin e jurisë së “Your Face Sounds Familiar”, Bojken Lako tregon për BORDO.al këtë eksperiencë ndryshe që e vendos në pozitat e “gjygjtarit” të kolegëve.

Prej disa javësh je bërë pjesë e jurisë ‘Your Face Sounds Familiar’. Është kjo një sfidë për ju si artistë?

Deri diku është një sfidë, sepse është një pozicion që herë pas here je i përballur me hatërmbetje dhe me një mendim tjetër në lidhje me shijet dhe vlerësimin. Por në të njëjtën kohë merr edhe kenaqësi nëse vendimi dhe mendimi yt është i drejtë dhe i vërtetë. Normalisht, që më mirë do ishte që të merreshe vetëm me muzikë, por ky është një format i ri, pozitiv e i veçantë që më pëlqen.

Teksa vendoseni përballë kolegëve tuaj si profesionist në muzikë, mendoni se ju kanë keqkuptuar për vlerësimin që keni bërë?

Keqkuptuar, edhe mbase sepse gjithësecili vlerëson më shumë veten e tij, por unë në gjykimin tim mundohem të jem i drejtë dhe të vlerësoj një sërë komponentesh në tërësi. Ai është një konkurim, ku vlerësimi i jurisë është shumë i ngushtë, kështu është zgjedhur nga vetë producentët që kengëtarët të mos keqkuptohen dhe të krijohet një frymë e mirë.

Keni pasur keqkuptime, nëse po… me cilin nga këngëtarët?

Me Rozanën kam pasur nja dy herë keqkuptime të vogla, por ne jemi miq e prandaj edhe kemi folur hapur duke debatuar, por më tepër në formë humori në prapaskenë.
Është një format interesant dhe pozitiv ku unë me të vërtetë i vlerësoj shumë të gjithë pjesëmarrësit, sepse nuk është e lehtë.

Vota juaj ka shumë peshë, jeni munduar të mbani me ‘hatër’ apo keni qenë transparent me vlerësimin?

Nuk kam vlerësuar me hatër asnjëherë në jetën time. Nëse shija ime muzikore mund të quhet hatër ky është një keqkuptim, sepse edhe vlerësimi i jurisë është diçka subjektive në përgjigje, por në rastin e këtij formati është diçka e saktë se duket ai që imiton më mirë në të gjithë komponentët.

Kush mendoni se deri më tani ka imituar më bukur?

Mendoj që të gjithë kanë qenë mirë. Varet edhe sesi ju kanë qëlluar personazhet.

Pak kohë më parë jeni folur në media si, shqiptari i parë në ‘Grammy Aëards’, na rrëfeni më shumë për këtë eksperiencë?

Nuk jam shqiptari i parë që kam qenë në Grammy, por mbase jam nga të parët që mora një ftesë nga një kompani regjistrimesh e ky është hapi i parë për një punë të madhe që kemi nisur me Dj dhe producentin e muzikes elektronike Noahstradamus, ose Noah Mrnacaj që ka lindur në Neë York. Ai është me origjinë shqiptare, një artist i muzikës dance që ka produksionet e tij dhe një jetë të pasur me evente live, si Dj në klabet më të mëdha në Neë York dhe në festivale të mëdha.

Cila është surpriza që do të vij pas këtij eventi?

Qëllimi është kompania muziore “360mrecords”, e cila synon ti krijojë mundësinë artistëve shqiptare që të arrijnë një ditë në Grammy.
Noahstradamus ka në pronësi dy kompani muzikore, “Dare Recordings” të orientuar drejt muzikës dance dhe “360mrecords”, për të cilën unë po punoj që në fillim të këtij viti e në mes të muajit maj do të fillojmë me publikimet e para të artistëve shqiptarë, më qëllim për të ngritur një rrjet të mirë të distribucionit të artistëve shqiptarë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Veç muzikës, si ecën jeta juaj me bashkëshorten, këngëtaren Semi Jaupaj?       

Unë kam 3 vjet që jam martuar me Semin. Dasëm nuk kemi bërë. Është një marrëdhënie e shkëlqyer e shumë e veçantë që në momentin që ka nisur mes jetës së përditshme me problemet e saj e krijimtarisë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF