KreuArt

Filmat që ju ngrenë humorin

Ju ka ndodhur të keni kaluar një ditë të këqe, në mbyllje të së cilës nuk doni asgjë më shumë sesa të shtriheni, të mbyllni sytë apo të shikoni një film? Dhe nëse është kjo e fundit ajo që kërkoni, atëherë duhet të kujdeseni të jeni në një shoqëri të mirë. Është një fakt shumë i zakonshmën që në mbyllje të një dite të keqe të mund të doni të bisedoni me një mik/mike, familjar ose të uleni të shihni një film që të iu heq mendjen nga e gjithë dita e kaluar dhe të iu përmirësoj humorin.
Por sigurisht, zgjedhja e një filmi të duhur është art me vete. Sipas mendimit të specialistëve, që një film të korigjojë një ditë të keqe, duhet të ketë dy cilësi.
Filmi duhet të iu kujtoj se jeta është kaq e bukur dhe kuptimplotë, dhe se të gjitha ditët e këqija janë të vlefshme. Dhe së dyti, duhet të iu bëjë në një mënyrë absurde të harroni që problemet tuaja egzistojnë dhe të shijoni plotësisht çdo moment. Nëse filmi i ndërthur këto cilësi së bashku, aq më mirë.
Ndonjëherë të zgjidhni filmin e gabuar, mund të iu shtojë akoma edhe më shumë mërzinë, duke iu bërë të ndiheni keq. Kemi dëgjuar në plot raste kur njerëzit i rekomandojnë dikujt të shohin “The Notebook”, pasi ata kanë kaluar një ditë të keqe. Është totalisht absurde!
Pas një ditë të lodhshme, jo fort pozitive, sikurse na ndodh të gjithëve në momente të caktuara, duhet të shmangim filmat me luftë, vrasje, dhunë apo edhe me histori të trishta dashurie. Në këto raste, kujdesuni që asnjë nga filmat të mos jetë i bazuar në ndonjë libër të Nicholas Sparks.
Keni kaluar një ditë të keqe dhe kërkoni të zgjidhni filmin e duhur? Ne kemi disa sugjerime të mira për ju.

Përgatiti: Sidorela Lepri

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF