KreuStil Jetese

Qirinjtë aromatikë dhe aromatizuesit përbëjnë… rrezik për shëndetin!

Qirinjtë aromatikë dhe aromatizuesit përbëjnë…

Fundjava është koha e duhur për të hequr qirinjtë aromatik të vjetër dhe të shkoni të merrni të rinj. Aromë molle, erëza kungulli dhe aromë pishe janë disa prej më të preferuarat. Por disa nga studimet më të fundit na këshillojnë të shkëputemi nga dekoret aromatizuese.

Në fakt këto studime sugjerojnë se qirinjtë aromatikë mund të na sëmurin. Dhe nuk janë vetëm qirinjtë, me sa duket aromatizuesit dhe shkopinjtë aromatizues janë gjithashtu problematikë në këtë aspekt.

Frika qëndron në kimikatet që ndodhen në këto frangranca dhe qirinj. Në fakt përdorimi afatgjatë i disa prej objekteve aromatike mund të shkaktojnë astmë, dëmtim të mushëkrive, madje në disa raste ekstreme edhe kancer.

Një studimi i zhvilluar në vitin 2001 nga Environmental Protection Agenc (EPA) tregon se qirinjtë me shumë fragrancë në përbërje prodhojnë më shumë blozë dhe kjo agjenci sugjeron përdorimin e qirinjve pa aromë për të reduktuar këtë ndotës të ambientit. Ky studim ka analizuar disa përbërës organikë që ndodhen në qirinj që mund të lidhen me rritjen e rrezikut për kancer, por sipas tyre ky studim është ende i papërfunduar.

Një studim tjetër i zhvilluar në vitin 2009 nga South Carolina State University paralajmëron gjithashtu për kimikate që lirohen në ajër nga qirinjtë që digjen. Studiuesit zbuluan se parafina në djegie prodhon kimikate të dëmshme si alkalet, alkalene dhe toluenet, që janë të dëmshme ndaj njerëzve.

Studimet ende vazhdojnë! Në vitin 2014 “Scientific American” raportoi se sipas një studimi në gazetën “Environmental Health Perspectives” ekspozimi ndaj fatalateve (kimikate që gjenden në aromatizuesit e ajrit dhe shpesh në lëndët plastike) gjatë shtatzanisë rrit ndjeshëm rreziqet për astmë të fëmijës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF