KreuFashion

Të bini në dashuri ju ndihmon të humbisni peshë!

Po prisni të humbisni peshë dhe më pas të dilni për një takim? Ju jeni duke bërë një gabim.
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën më të madhe të shëndetit, duke rënë në dashuri ju humbisni më peshë dhe merrni më pak kile.
Studimi, i kryer nga hulumtuesit në Harvard Medical School, i fokusuar në hormonin oxytocin ose i quajtur ndryshe “hormoni i dashurisë”. Oxytocin është i lidhur me puthjet dhe aktin e marrëdhënieve seksuale. Sipas studimit, oxytocin mund të ndihmojë njerëzit mbipeshë të humbasin kile.
Hulumtuesit rekrutuan 25 meshkuj të shëndetshëm të rinj, 13 prej të cilëve kishin indeksin normal dhe 12 të tjerë ishin mbipeshë. Të gjithë pjesëmarrësve iu ofrua një menu e bollshme dhe iu shërbye më shumë sesa ato kërkuan. Më pas, hulumtuesit iu matën pjesëmarrësve sesa kalori kishin marrë nga ushqimet. Tetë javë më vonë, pjesëmarrësve iu bë sërish eksperimenti.
Rezultatet tregojnë fuqinë e dashurisë, e cila mund të iu ndihmojë të humbisni peshë.
Kur pjesëmarrësve iu rrit doza e oksitocinës, ata kishin marrë 122 kalori më pak. Po ashtu, pjesëmarrësve iu ishte përmirësuar ndjeshëm niveli i insulinës dhe i ishte rritur metabolizmi.

Burimi: Elle

Përshtati: S.L

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF