Leonardo DiCaprio dhe Rihanna shihen bashkë në Coachella 0 5

Këngëtarja Rihanna dhe aktori Leonardo DiCaprio duken shumë të afërt gjatë një mbrëmje në prag të festivalit të Coachella. Mjaftueshëm për të rifilluar pas një viti e gjysmë thashethemet.

Të mbuluar nga strehat e kapeleve dhe syzet e diellit, pa dyshim që janë Leonardo DiCaprio dhe Rihanna që po argëtohen bashkë në festivalin e Coachella, në mbrëmjen e 16-17 prillit.

Ky informacion është publikuar nga “People Magazine”. Aktori (më në fund) me Oscar dhe këngëtarja që ka fituar shumë Grammy Awards u vunë re në “Neon Carnival”, një eveniment i lidhur me festivalin e Coachella.

“Leo ka ardhur i fshehur në mbrëmje, ka kërcyer dhe kënduar nën ritmet e No Scrubs”, thotë një burim i “People Magazine”.

“Disa tavolina më largë, Rihanna kërcente me disa shoqe. Leo e pa dhe vjati e përshëndeti”, sipas të njëjtit burim. Kaq mjaftoi që kjo ngjarje të pushtojë rrjetet sociale.

Asgjë e për t’u habitur… Vetëm se po bëhet rreth një vit e gjysmë që fjalët mbi një lidhje mes dy yjeve planetare ishin duke qarkulluar. Në fund të vitit 2014, Riri dhe Leo kishin afruar dy jahtet e tyre në “Saint-Barthélemy”. Një muaj më vonë, ata ishin që të dy në një mbrëmje përvjetori në Manoir Playboy. Aty, një puthje u shkëmbye, më pasë sërish bashkë në shfaqejet festive të hotel Sunset Marquis të Los Angeles.

Në fillim të marsit 2015, fqaja e internetit TMZ publikon fotot e festës së ditëlindjes së Rihanna-s, duke treguar Leo-n jo shumë larg. Më pas asgjë. Spekullimet mbi ata rifilluan në janar kur Riri dhe Leo flirtruan gjithë mbrëmjen në Arc, një klub parizien, para se të largohen bashkë në orën pesë të mëngjesit.

Megjithatë këngëtarja e Work kishte deklaruar në mars 2016 për revistën gjermane “TV Movie”: “Nuk duhet të besoni gjithçka dëgjoni. Ne nuk jemi bashkë”.

A kanë qenë ndonjëherë bashkë? Apo janë vetëm miq të mirë që shijojnë shampanjë? Leo thjesht bëri një përshëndetje mirësjelljeje ndaj një mikeshe? Apo ishte një shkelje syri ndaj një dashurie të vjetër?

Të jemi seriozë, një histori mes Leonardo DiCaprio dhe Rihanna duket pak e mundshme. Aktori njihet për dobësitë që ka ndaj modeleve bionde. Për sa i përket Rihanna-s, ajo ka shumë partnerë festash që i takon vazhdimisht, si për shmebull futbollisti Karim Benzema, duke qëndruar njëkohësishtë beqare.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *