Të famshmit “jetimë”

Duket sikur çdo ditë është një mundësi tjetër për të mësuar akoma edhe më shumë lidhur me jetën e yjeve botërore të preferuar nga ju. Ka shumë prej tyre që ne sot i njohim, i duam dhe i mbështesim, të cilët janë adoptuar në moshë të vogël, si Steve Jobs, Nicole Richie, Jamie Foxx, etj. Më poshtë ju sjellim emrat e disa prej tyre:
Steve Jobs
Themeluesi i Apple, Steve Jobs, i lindur në vitin 1995 është adoptuar nga Pali dhe Klara Jobs, një çift nga San Francisko, të cilët nuk mund të bënin dot fëmijë.
Jamie Foxx
Fituesi i çmimit Oscar është adoptuar nga gjyshja e tij, kur ai ishte vetëm 7 vjeç.
Marilyn Monroe
Mamaja e Marilyn e kishte të pamundur të kujdesej për vajzën e saj për shkak të gjendjes shëndetësore dhe ekonomike, kështu që ajo jetoi me prindërit adoptues deri në moshën 7 vjeçare.
Faith Hill
Ajo ishte adoptuar që e vogël dhe u rrit në zonat rurale të Missipit.
JC Chasez
Ka lindur në vitin 1976 dhe prindërit e tij biologjikë e dorëzuan atë tek prindërit adoptues në moshën 5 vjeçare, me qëllim që ai të kishte një jetesë dhe arsim më të mirë.
Nelson Mandela
Politikani dhe aktivisti i paqes është adoptuar në moshën 9 vjeçare, pasi babai i tij ndërroi jetë.
John Lennon
John Lennon është adoptuar në moshën 5 vjeçare.
Bill Clinton
Ai lindi në vitin 1946 dhe babai i tij vdiq tre muaj para lindjes së tij në një aksident. Nëna e tij u shpërngul në New Orleans për të studiuar, duke e lënë djalin me anëtarët e familjes. Ajo u kthye katër vjet më vonë dhe u martua me Roger Klinton, i cili e adoptoi Billin si djalin e tij.

Burimi: PopSugar/ Sidorela Lepri

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *