“Ujku” DiCaprio godet sërish: Ja këngëtarja bukuroshe me të cilën është fotografuar 0 110

Ai është një ndër meshkujt më të lakmuar nga femrat, por Leonardo DiCaprio është treguar tejet hermetik rreth jetës së tij private. Aktori fitues i çmimit “Oscar” prej kohësht u është larguar reflektorëve mediatikë duke jetuar jetën e tij në mënyrën më të fshehtë të mundshme.

Muaj më parë qarkulluan foto që e tregonin me këngëtaren Rihanna, por të dy i mohuan këto zëra duke thënë se janë vetëm miq. Por ata janë fotografuar sërish bashkë duke biseduar gjatë një eventi. Të dy ishin kujdesur të mos binin në sy duke u kamufluar me syzë dhe me kapele, por paparacët kanë bërë punën e tyre.

41-vjeçari prej kohësh nuk është në një lidhje ndaj është paksa e pakuptimtë përse përpiqet të mbajë të fshehtë atë që duket tashmë një lidhje e konfirmuar.

Megjithatë edhe pse Rihanna dhe Leo kanë vendosur të mohojnë gjithçka, vështirë se ka ndonjë person që beson teorinë e tyre “se janë miq të mirë”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *