KreuCelebrity

Ledioni dhe Lori prezantojnë Top Awards 2016

Ditën e sotme, Top Media prezantoi patentën e re televizive “Top Music Awards”. Ky event muzikor organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe spektakli i madh do të mbahet më 24 Qershor në Pallatin e Kongreseve. Ky projekt muzikor vjen në mbyllje të edicionit të 12-të të Top Fest.
Gjatë prezantimit të markës “TMA”, producentja Lori Hoxha u shpreh se Top Awards do të jetë e para ceremoni ekskluzive për ndarjen e çmimeve moderne shqiptare.
“Top Fest është ezauruar tashmë dhe kërkesat e artistëve shkojnë përtej pjesëmarrjes”, u shpreh gjatë fjalës së saj producentja, Lori Hoxha.
Në 24 qershor, Pallati i Kongreseve do të mirëpresë artistët më të mirë shqiptarë dhe të ftuar të tjerë ndërkombëtare. Përsa i përket të ftuarve ndërkombëtare, mbeten një surprizë që do të zbulohet në vazhdim.
Ky event i madh muzikor do të moderohet nga Ledion Liço, i cili është njëkohësisht edhe autori i “Top Music Awards”.
“Ky format vlerëson muzikën që publikohet në 10 muaj kalendarikë, në YouTube, Radio dhe Televizion. TMA ka në përbërje Bordin Artistik të Kaneleve Muzikore “Top Media” si edhe bordin e TMA, të cilët përgatisin listën e shkurtër të artistëve të nominuar në ketegoritë e 12 çmimeve”, duke i shtuar edhe votat e publikut çdo javë”, sqaroi Ledion Liço në konferencën e sotme për shtyp.
Në tërësi e gjithë ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të jetë si simotrat e saj botërore, madje edhe në një nivel më të lartë.
“Top Awards” do t’i bashkangjiten edhe risitë më të mëdha të teknologjisë dhe teknikave të prodhimit televiziv dhe kjo në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me ekspertët më të mëdhenj botëror. Kësaj radhe edhe publiku do të qëndrojë në këmbë.
Nata e spektaklit përmban 10 performanca nga artistë të tregut muzikor mbarëshqiptar, që përfaqësojnë rryma, stile, zhanre dhe gjeografi të ndryshme muzikore. Disa prej artistëve prezantojnë këngët e tyre të reja bashkë me superhitet e tyre gjatë vitit, si edhe 1 performancë e gjatë nga një artist që nderohet për arritjet e tij/saj artistike.

12 çmimet që do të ndahen janë:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF