KreuStil Jetese

Të qeshura, gjumë dhe miqtë: Receta për të shpëtuar neuronet tona!

Të arrish të mbash një mendje brilante për një kohë të gjatë kërkon një impenjim të arsyes, por që duhet të praktikohet që kur je i ri. Por që të kesh një mendje të shëndetshme duhet të zhvillosh marrëdhëniet me njerëzit, të bësh ushtrime fizike, të hash në mënyrë të shëndetshme, të flesh mjaftueshëm dhe të kesh shum humor.

Kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të konservuar një tru të shëndetshëm sa më gjatë të jetë e mundur. Në fakt është e dukshme tashmë se ilaçe që mbrojnë neuronet dhe i potenciojnë as nuk duken në horizont, ndërkohë që është e qartë se disa masa shumë më të thjshta të jetës së përditshme mund të bëjnë diferencën.

“Studimet mbi këtë fushë në të ardhmen ndoshta mund të na sjellin surpriza, por sot në vend që t’i besojmë ilaçeve ‘magjike’, duhet të fillojmë të dëgjojmë këshillat e gjyshes, që për momentin janë më të saktat edhe për të mbajtur trurin në formë”, thekson Stefano Cappa, përgjegjës i sektorit të shkencave konjitive dhe të sjelljes në Universitetin e Pavias dhe neurolog i Shoqatës Italiane të Neurologjisë.

Dietë e shëndetshme, më e këshillueshmja ajo mesdhetare, mënjanim i alkoolit dhe duhanit, ushtrime fizike të rregullta, një gjum të mirë dhe të rehatshëm mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare por edhe demencën.

Në fakt ende dihet pak përse ndodh kjo, ta zbulonim mund të na ndihmonte të parandalonim sëmundje të ndryshme.

Por e rëndësishme është që të fillojmë të sillemi mirë që kur jemi të rinj, normalisht efektet pozitive të një mënyre jetese të shëndetshme shfaqen nëse mbahen rregullisht për dekada dhe janë më pak të dukshme kur fillon t’i bësh kur je 70 vjeç, kur rënia e ndjeshme e memorjes fillon të na trembë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF