KreuCelebrity

Shëtitja e parë e Eminës si mama

Tre javë më parë supermodelja Emina Cunnmulaj u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Ella Faria Nazerian. Ajo vazhdon të na mbajë të informuar lidhur me përditshmërinë e saj, me anë të postimeve të vazhdueshme.
Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një foto teksa nxjerr shëtitje vogëlushen e saj. Me siguri kjo duhet të jetë shëtija e parë e Eminës si mama! Nga fotoja supermodelja duket në formë tepër të mirë.
“Duke ecur në park dhe duke duke biseduar me vogëlushen time”, shkruan Emina në postimin e saj.
Ajo poston vazhdimisht foto të vogëlushes Ella Faria dhe bashkëshortit të saj. Më herët, ajo postoi një foto me bikini, duke treguar që lindja nuk kishte ndikuar aspak tek format e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF