KreuCelebrity

Alban Skënderaj: Prezenca e saj, ditëlindja ime më e bukur

Këngëtari Alban Skënderaj ka festuar këto ditë 34 vjetorin. Në ndryshim nga ditëlindjet e tjera, kësaj radhe bashkë me këngëtarin, bashkëshorten e tij Miriam Cani, është bashkuar edhe vajza e tyre, Amelia. Mesa duket, kjo ka qenë edhe ditëlindja më e bukur e Alban Skënderaj.
“Prezenca e saj ka bërë që kjo të jetë ditëlindja më e bukur e jetës time. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe dashurinë qe na dhuroni. Një përqafim të ngrohtë nga Ameli, Miriami dhe unë.”, shkruan Albani në facebook.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, pasi disa vite lidhjesh me njëri-tjetri kanë sjellur në jetë fëmijën e tyre të parë, vogëlushen Amelia.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF