KreuStil Jetese

DiCaprio përballë liderëve të planetit: Bota ka kthyer sytë nga ne…

Bota ka kthyer sytë nga ne, ka ardhur koha për një aksion të paprecedentë për të promovuar energjitë e pastra, deklaroi sot aktori Leonardo DiCaprio para krerëve botërorë të mbledhur në OKB për të nënshkruar marrëveshjen e Parisit mbi klimën.

“Planeti ynë nuk mund të shpëtohet nëse ne nuk braktisim energjitë fosile (hirdokarburet)”, shtoi ai duke marrë shumë duartrokitje.

Aktori i famshëm amerikan, që së fundmi ka fituar edhe një Oscar, është ambasador vullnetar në OKB, i ngarkuar kryesisht me çështjet e mjedisit.

Përpara përfaqësuesve të 171 vendeve, ai u lëshua në një mbrojtje të fuqishmë në favor të një ndryshimi radikal.

“Jo më fjalime të bukura, jo më justifikime, jo më manipulime të shkencës dhe të politikave nga sipërmarrjet e lidhura me hidrokarburet si nafta apo karboni”, theksoi ai.

“Po, ne kemi arritur marrëveshjen e Parisit, është një arsye për të shpresuar por kjo nuk është mjaftueshëm”, vazhdoi DiCaprio.

“Sikurse presidenti amerikan, Abraham Lincoln tregoi vizion duke hequr skllavërinë, krerët botërorë duhet të përqëndrohen me vendosmëri në problemin thelbësore të kohës sonë, ndryshimi klimatik”, tha aktori amerikan.

Leo u shpreh i tmerruar nga efektet e ngrohjes globale që ka mundur t’i konstatojë në Arktik, Indi, Kaliforni apo Kanada. “Ndryshimi klimatik është më i shpejtë se sa ajo që parashikojnë ekspertët më pesimistë”.

“Nëse do arrini ta zgjidhi apo jo, kjo do të sjellë vlerësimin ose urrjetjen e brezave të ardhshëm”, deklaroi Leonardo DiCaprio, mes duartrokitjeve, nga foltorja e OKB-së në New York.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF