Më shumë se tetë milionë “Tweets” për vdekjen e Prince

Homazhet vazhduan të vijnë me një fluks të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota sot një ditë pas vdekjes në rrethana ende të mistershme në moshën 57 vjeçare të këngëtarit amerikan Prince, një muzikant gjenialiteti i të cilit ka prekur gjenerata të tëra fansash.

Njoftimi i vdekjes së këngëtarit Prince u pasua me rreth tetë milionë mesazhe në Tweeter në mbarë botën që prej mbrëmjes së djeshme, një shifër “e jashtëzakonshme”, bëri të ditur Visibrain, platforma inteligjente e Tweeter, megjithëse kjo shifër nuk shënon rekord për rrjetin social.

Visibrain numëroi sot më shumë se 8,07 milionë mesazhe në Tweeter për ndarjen nga jeta të këngëtarit Prince me tweet: #Prince RIP.

Faqja amerikane TMZ njoftoi vdekjen e artistit amerikan dje në mbërmje rreth orës 16:00 GMT. Një orë më pas, më shumë se 2 000 mesazhe u postuan çdo minutë për këtë artist.

Në formë krahasimi, njoftimi i vdekjes së David Bowie në muajin janar regjistroi më shumë se 3 milionë mesazhe në Tweeter për vetëm katër orë.

Djaloshi i Minneapolis ishte një nga këngëtarët më të mëdhenj të viteve ’80 dhe ’90, me këngë si “Cream” apo “Kiss” që kanë bërë gjithë botën të kërcejë duke përzier tingujt e kitares me pozinë e fjalëve dhe ritmet funk.

Ai ka publikuar rreth 30 albume në 40 vite. Sipas revistës Forbes ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *