Nga Barack Obama tek Rita Ora shprehin ngushëllimet për Prince

Këngëtari legjendar amerikan, Prince, një nga muzikantët më të mëdhenj pop të gjeneratës së tij, vdiq ditën e djeshme në moshën 57 vjeçare. Personazhe të njohur duke nisur që nga presidenti i SHBA-ve Barack Obama, aktorë, këngëtarë, njerëz të artit dhe medias dhe deri tek fansat e tij në të gjithë botën, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e këngëtarit.
Barack Obama
Bota ka humbur një ikonë krijuese. Michelle dhe unë i bashkohemi miliona fansave nga e gjithë bota, të cilët janë në zi për vdekjen e papritur të Prince. Disa artistë kanë ndikuar botën me zërin e tyre dhe kanë ndikuar shumë njerëz me talentin që kanë.
Justin Timberlake
Ka qenë Raspberry Beret. Unë isha 4 vjeç. Po, vetëm 4 vjeç. Mbaj mend që unë e kam dashur menjëherë sapo e dëgjova. “Mami kush është ai që po këndon?”, duket çuditshme, por është e vërtetë.
Është më shumë sesa një artist që vjen njëherë në jetë. Është një artist që vjen njëherë e përgjithmonë. Jam akoma i shokuar, dhe ndërkohë që shkruaj, ndihem i pikëlluar.
Por ne duhet ta lëmë pas të gjithë këtë dhe të nderojmë këtë artist që ka ndryshuar jetët tona, perspektivat, ndjesitë dhe të gjithë qënien tonë. Nga një planet tjetër? Ndoshta. Fisnik, sigurisht. I denjë? Qesharak.
Ata thonë mos i takoni idhujt tuaj, sepse ato do të iu bëjnë të ndiheni të vegjël. Por disa nga bisedat e mia më qesharake, takimet më produktive dhe bisedat më të mira për muzikën, unë i kam shpenzuar me të. Do të ishte budallik të themi që ai na ka inspiruar. Është më shumë se kaq.
Ai është kudo, brenda çdo kënge që unë kam shkruar. Unë jam i trishtuar, por do të buzëqesh çdo sekondë kur do të mendoj se kisha fatin të isha në shoqërinë e tij. Ne kemi humbur muzikantin tonë më të madh të të gjitha kohërave. Por muzika e tij kurrë nuk do të vdes.
Prince, asgjë nuk krahasohet.
Michael Daglas
Në vitin 1985 unë dhe Kathleen Turner kemi pasur nder të prezantonim Prince për Oscar. Prehu në Paqe!
Rita Ora
Kjo vjen nga një vend që nuk isha e vetëdijshme se ekzistonte në zemrën time. Ti ishte kaq i veçantë për mua; prania jote, muzika që krijuam, betejat e kërcimit që bënim me njëri-tjetrin dhe gjithë të qeshurat që ndamë së bashku. Energjia që buronte prej teje ishte e papërmbajtshme. Ndihem shumë e trishtuar, por e di se do të më mungosh kurdoherë, përgjithmonë. Të dua shumë, miku im i mirë dhe i dashur! Nuk do të harroj kurrë!
Celine Dion
Ai është një legjendë dhe heroi im.
Simon Le Bon
Prince ka ikur. Muzika ka pësuar një humbje të madhe. Një botë akoma edhe më shumë melankolike. Unë nuk dua ta besoj.
Oprah Winfrey
Do ta kujtoj gjithmonë ndjesinë e të qenurit në prezencën e një gjeniu krijues. E nderuar të isha në studion e regjistrimit të Prince për një intervistë të rrallë në vitin 1996.
Tommy Mottola, ish-CEO dhe kryetari i Sony Music
Shumë yje të tjerë të mëdhenj kanë krijuar muzikë kombëtare dhe ndërkombëtare, por Prince deri më tani ishte më novatori më shumë se kushdo tjetër, nga muzika e tij, për koncertet e tij e gjithçka. Ishte mistikë dhe gjeni.
Aktori Russell Crowe
Interpretimi më i mirë live që kam parë ndonjëherë! Gjeni dhe poet.
Lenny Kravitz
Vëllai im në muzikë, shoku im, njeriu i cili më ka mësuar të shoh mundësitë brenda vetes. Ai ka ndryshuar gjithçka dhe ka ruajtur integritetin e tij deri në fund. Por ai iku, dhe unë jam zemërthyer.

Përgati: Sidorela Lepri

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *