Shtatë mënyra për të përmirësuar shëndetin 0 86

Në natyrë mund të gjejmë gjithçka kemi nevojë për të mbajtur të gjallë potencialin energjik të trupit tonë në një nivel të lartë dhe të kemi një shëndet në maksimum, më poshtë do të gjeni shtatë këshilla që duhet të përshtasni menjëherë për një shëndet të mirë.

Të pish një gotë uji të ngrohtë në mëngjes

Gota e ujit në temperatura të njëjta me ato të trupit që në mëngjes largon toksinat e akumuluara gjatë mbrëmjes dhe rigjallëron sistemin tretës.

Ribalanconi ekuilibrin acido-bazik

Me një regjim ushqyes hipotoksik (pa mbeturina) i përbërë 80% nga fruta dhe perime dhe 20% ushqime të tjera, evitojmë aciditetin e trupit. Për të rekuperuar proteinat duhet konsumuar më shumë peshk dhe vezë dhe më pak mish i kuq.

Të merrni probiotikë

Shpesh e harojmë florën e zorrëve në kujdesin tonë për shëndetin, që dobësohet nga stresi oksidues dhe antibiotikët. Probiotikët (baktere që ndihmojnë florën e zorrëve) veprojnë si mburoja të vërteta që përforcojnë imunitetin, limitojnë alergjitë dhe përmirësojnë tretjen.

Eleminoni aluminin

Alumini është një intoksikim i metalve të rënda, që ne i thithim gjatë jetës dhe që çrregullojnë mbrotjejn imunitare. Zhvilloni një kurë me Chlorella (një lloj alge) që detoksifikon organizmin dhe si dhe eleminoni mjetet në kuzhinë të përbërë nga alumin, por mos përdorni as produktet e kozmetiks që mbahen në alumin.

Pastroni organizmin

Çdo sezon, duhet përdorur një kurë për larjen e trupit nga toksinat dhe riekuilibrimin e sistemit ushqimor. Në pranverë pini një gotë uji pemësh të freskët të pastruar dhe të mbushur me minerale. Një mundësi tjetër janë rrepat e zeza, angjinare apo desmodium me ampula.

Hani ushqimet e pagatuara në fillim

Për të filluar aktivitetin e qelizave pa lodhur trupin në fillim të një vakti duhen ngrën gjithnjë ushqimet e pagatuara. Konsumoni frutat duhet bërë me distancë nga vakti, për një tretje më të mirë.

Të kënaqeni

Është e rëndësishme çfarë hamë, por gjithashtu edhe si hamë. Të hash në qetësi, në gëzim dhe me humor të mirë, duke u mënjanuar nga stresi, mundëson që të ndjeheni të këndaqur me ushqimin dhe ambjetin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *