KreuStil Jetese

Pesë eco-hotele për t’u shkëputur nga rrezatimi dixhital

Lapa Rios në xhunglën e Costa Rica, Hotelito Desconocido në breg të Paqësorit në Mexique, Kloof Wilderness Reserve pranë savanës në Afrikën e Jugut… Më poshtë do të gjeni pesë hotele ekologjike që ju japin mundësinë të udhëtoni në katër cepat e botës duke u shkëputur nga ndotja që marrim përditë nga pajisjet dixhitale.

Hotelito Desconocido

Në breg të oqeanit Paqësor, ky hotel i përbërë nga 37 shtëpiza ekologjike, inspirohet nga shtëpitë tradicionale të peshkatarëve të zonës. Pa internet, as elektricitet, vizitorët ftohen të bëjnë një çtoksikim të vërtetë nga aparaturat dixhitale ku netët ndriçohen nga qirinjtë. Gatimi është ai tradicional i zonës ndërsa aktivitetet janë në varësi të zgjedhejeve tuaja.

Lapa Rios

Një nga hotelet e para ekologjike që ka hapur dyert e tij. I zhytur në mes të pyllit tropikal në Costa Rica, përballë oqeanit, shtëpizat e tij janë realizuar me materiale krejtësisht natyrale dhe janë vendosur në mënyrë që bëhen një me natyrën përreth. Të shkëputur nga çdolloj komunikimi modern, vizitorët jatojnë në një mjedis ku flora dhe fauna mbretërojnë.

Bushmans Kloof Wilderness Reserve

I vendosur në parkun natyral të Cederberg në Afrikën e Jugut, ky hotel është një oaz i vërtetë ekologjik. Ngjitur me shpellat prehistorike, përballë savanës, ky hotel ekologjik, super luksoz, të fton të jeshë sa më pranë natyrës. Në këtë rajon që ka një biodiversitet tre herë më të zhvilluar se sa ai i amazonës, vizitorët jetojnë të rrethuar nga bima papirusit, palmat, zogj shumëngjyrësh, zebra…

La grée des Landes

Vetëm katër orë largë nga Parisi me makinë, ky hotel ekologjik është shumë tërheqës nga modeli 100% eco-miqësor që ofron. Ai është një eco-hotel shumë konfort që ofron vetëm produkte natyrale, madje edhe çatia është e mbushur me gjelbërim, pishina ngrohet nga panele diellore, uji i dushit ngrohet nga ndiçimi diellor, kaldajat përdoren me mbetjet bimore që vijnë nga pastrimi i një pylli aty pranë… me pak fjalë gjithçka është ideuar për të respektuar në maksimum natyrën.

Feynan

Në shkretëtirën e Jordanisë, është ngritur hoteli ekologjik Feynan në mes të parkut natyror Dana, një vend që ska këmbë njeriu, i rrethuar nga male dhe duna. Hoteli funksionon krejtësisht vetëm me energji diellore. Ideatorët e këtij hoteli kanë ftuar artistët e zonës për ta dekoruar dhe për të përgatitur menu 100% natyrale. Në program: Shtëitje nëpër shkretëtirë në këmbë ose biçikletë, të shoqëruar nga beduinët, zbulimi i thesareve arkeologjike, kishave Bizantine, fshatrave neolitikë apo edhe akuadokëve romakë, mund të zhviloni joga në mëgnjes… doni më shumë? Çatia është përshtatur për të vëzhguar pafundësinë e yjeve kur bie mbrëmja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF