KreuStil Jetese

Italoptik: Si t’i dalloni syzet imitim dhe origjinale

Është koha ideale për të bërë zgjedhjen e duhur të syzeve të diellit, ndaj mos gaboni në zgjedhjen e tyre. Nuk po flasim për markat, por për cilësinë. Ndaj Italoptik ju sugjeron disa mënyra sesi të dalloni ato të duhurat
Syzet e diellit nuk mund t’i cilësojmë vetëm si aksesor, sepse ato kanë si funksion parësor mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB. Në një vend mesdhetar si tonin ku kemi shumë diell, mbrojtjes së syve duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe. Në të njëjtën mënyrë siç mbrojmë lëkurën me krem kundër diellit, ashtu duhet të mbrojmë dhe sytë tanë duke përdorur syze dielli, të cilat duhet të jenë origjinale. Çfarë do të thotë origjinale?
Syzet ndahen në shumë kategori, si në syze të markave të njohura, të cilat kushtojnë më shtrenjtë si dhe në syze të markave më pak të njohura që kushtojne më pak (për shkak se firma e tyre nuk është e njohur), por të dyja e kryejnë funksionin kryesor të syzeve, të mbrojnë syrin nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
Nëse me rrobat nuk ka problem, sepse copat fallco nuk e dëmtojnë lëkurën, tek syzet ndryshon problemi sepse ato e dëmtojnë syrin. Në këto raste lentja është problematike, sepse ajo, jo vetëm që nuk e mbron syrin nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB, por shkakton errësim dhe rrjedhimisht pupila (bebja e syrit) zmadhohet duke përthithur më shumë rreze të dëmshme për syrin. Pra, e rëndësishme për konsumatorin është që kur të blejë një palë syze dielli mos t’i shikojë syzet e diellit vetëm si një aksesor, por si mbrojtje të domosdoshme të syve nga dielli.
Shumë prej nesh mund të kenë rënë pre e shitjeve të syzeve në ambjente publike, si në plazhe apo në rrugë. Duke u joshur nga çmimi nxitojmë t’i blejmë ato, pa u menduar dy herë, por gabojmë duke bërë një zgjedhje fatale për sytë. Pasi kemi paguar aq pak, ka shumë mundësi që në të ardhmen, të shpenzoni dhjetëfishin tek okulisti për shëndetin e syve. Kjo sepse dëmet që shkaktojnë syzet jo origjinale janë të pakthyeshme.
Por në disa raste ndodh që syzet që shiten në treg, plazh apo fatkeqësisht edhe në disa dyqane optike janë syze fallco, të cilat shiten sikur janë të vjedhura, por në fakt janë syze fallco, imitacione që shiten për origjinale.
Si duhet të mbrohet konsumatori?
1) Syzet duhen të blihen në dyqane optike ose në dyqanet e luksit të cilët mbajnë artikuj luksozë si: rroba, ora, bizuteri e ndër to mund të ketë edhe syze dielli origjinale firmato. Megjithatë gamën e plotë të syzeve të diellit e gjeni në dyqanet optike. Ne në Italoptik ofrojmë syze dielli për të gjitha buxhetet duke filluar nga 8500 lekë të reja e lart.
2) Syzet nuk duhen të blihen në treg apo në një stendë në plazh apo në ndonjë vend tjetër të pakontrolluar. Çmimet e syzeve 500 apo 600 lekë të reja tregojnë për një kualitet shumë të dobët të syzes dhe për një mosmbrojtje totale të syrit nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
3) Nuk duhet të blini një syze që ju ofrohet si origjinale, dhe tregohet si e vjedhur, sepse janë thjesht syze fallco. Gjatë stinës së verës në plazh shiten syze Dior apo të markave të tjera të njohura me çmime shumë të ulëta si, p.sh., 50 euro, ku në dyqan e gjeni 250 euro. Kjo diferencë kaq e madhe në çmim tregon që syzja është fallco dhe jo e vjedhur.
Fatkeqësisht në disa dyqane optike ndodh i njëjti fenomen ku syzja fallco, e cila është e vështirë të dallohet nga konsumatori shitet si “E VJEDHUR”. Syzet origjinale nga Dita Von Teese fillojnë nga 33000 lekë të reja e lart, por në disa dyqane optike të njëjtën markë gjoja “të vjedhur” e gjeni me një vlerë prej 14000 lekë të reja. Pra, ju e kuptoni vete ndryshimin. Kjo ndodh për një gamë shumë të madhe syzesh firme. Duhet të bëni kujdes nga abuzuesit e markave.
4) Depërtimi i rrezeve UVA dhe UVB.
Ne, në filialet tona të Italoptik kemi instrumente të veçanta që na tregojnë sesa mbrohet syri ynë nga rrezet e dëmshme ultraviolet. Sipas rekomandimit të okulisitit, syri duhet të mbrohet nga një syze dielli origjinale nga 95 deri 100 për qind nga rrezet ultraviolet. Kurse në rastin e syzeve fallco kjo mbrojtje nuk ofrohet, duke i shkaktuar syrit dëmtime në planin afatgjatë.
5) Vërtetimi i kodit. Syzet firme origjinale mund të vërtetohen shumë kollaj. Falë avancimit të teknologjise, ju mund të identifikoni lehtësisht në internet kodin e tyre, sepse kodi i një syzeje fallco ndryshon tërësisht nga kodi i një syzeje origjinale. Dhe kjo ju paraqitet menjëherë online. Kjo është një mënyrë tjetër për të identifikuar syzen origjinale nga syzja “e vjedhur”.
6) Gdhendja e kodit. Shumë nga fimat e njohura kanë të gdhendur në fund të njërit bisht inicialet e firmës së tyre, p.sh., firma Tom Ford ka të gdhendur TF, gjë që nuk e gjeni tek syzet fallco.
7) Gdhendja e logos së firmës tek hundëzat. Shume prej firmave kanë të gdhendura logon e tyre tek të dyja hundëzat, si p.sh., Rayban. Por duhet të bëni kujdes, sepse tashmë edhe abuzuesit e vendosin logon në hundëzat e syzeve fallco. Ju mund t’i dalloni sepse syzet origjinale e kanë logon të gdhendur, kurse ato fallco e kanë logon vetëm të shkruar, pa gdhendje.
8) Papërsosmëritë dhe detajet e imëta të syzeve të diellit origjinale duhet të përcaktohen vetëm në qendra optike të specializuara.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF