KreuCelebrity

Lori Hoxha, romancë në Paris

Lori Hoxha, romancë në Paris

Pas pushimeve në ishujt Barbados, kësaj radhe Lori Hoxha ka vendosur të udhëtojë diku tjetër. E ku më mirë sesa në Paris.
Ajo vazhdimisht i ka mbajtur të informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me foto nga udhëtimi. Lori ka postuar vazhdimisht në Snapchat foto dhe video nga kulla Eiffel, rrugëve të Parisit dhe sigurisht detaje të tjera që asaj i kanë tërhequr vëmendjen. Por në të gjitha fotot dhe videot, ajo shihet vetëm. Dhe këtu lind pyetja: Të ketë udhëtuar vetëm drejt Parisit?
Sigurisht që jo. Në këtë udhëtim, Lori Hoxha shoqërohet nga partneri i saj, Vis Bajraktari. Megjithëse çifti është treguar i kujdesshëm duke mos postuar asnjë foto së bashku, snapchat-i i ka “tradhëtuar”.
Vis Bajraktari ka postuar në snapchatin e tij foto dhe video nga Parisi. Nuk është rastësi që të dy ndodhen në të njëjtin vend njëkohësisht apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF