KreuStil Jetese

Prince në krye të klasifikimeve pas vdekjes së tij të mistershme

Këngëtari i famshëm amerikan Prince u ngjit në krye të kalsifikimeve të shitjeve të disqeve në SHBA pas vdekjes së tij të enjten, me tre albume që hyjnë në top 10.

Muzikanti gjeni u gjet i vdekur të enjten në rezidencën e tij në Paisley Park, që ndodhet pranë qytetit ku ka lindur, Minneapolis, në Minesota.

Klasifikimi javor, që publikohet zakonisht të dielave, tregon interesin shumë të lartë për albumet e këngëtarit që ditët e fundit ishin në krye të shitjeve.

Albumi “The Very Best of Prince”, i publikuar në vitin 2001, ishte në vend të parë të klasifikimit javor, i ndjekur nga albumi “Purple Rain” (1984), sipas shifrave të institutit të specializuar, “Nielsen Music.

“The Hits/The B-Sides”, një përmbledhje e tre albumeve, që daton më 1993, është rikthyer në top 10 duke u pozicionuar në vend të gjashtë.

Një nga faktorët e një suksesi të tillë është fakti që fansat me shumë vështirësi mund t’i dëgjojnë këngët e tij në internet.

Albumet e “Kid of Minneapolis”, siç e kanë quajtur, gjenden streaming vetëm në faqen e internetit “Tidal”, nën pronësinë e Jay-Z.

Në fakt është shumë e rrallë që një artist të gjendet njëkohësisht në vend të parë dhe të dytë të podiumit të klasifikimit amerikan të shitjes së albumeve. Hera e fundit që kjo ka ndodhur, ishte kur reperi Nelly kishte nxjerrë njëkohësisht dy albume, “Sweat” dhe “Suit”, në vitin 2004.

Muzikant gjenial dhe krijues, Prince mishëronte pop-in e viteve ’80, dekadë në të cilën ka mbretëruar me Michael Jackson, që vdiq më 2009, dhe Madonna. Gjatë karrierës së tij, ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF