Angela Martini u jep fund dilemave, ja gjesti domethënës që konfirmon lidhjen e saj

Ajo është ndër modelet më të njohura shqiptare dhe prej kohësh karriera e saj po zhvillohet në Amerikë. Por përkundër zërave lart e poshtë ende nuk ishte konfirmuar lidhja e Angela Martinit. Vetë modelja ka dashur t’u japë fund hamendësimeve duke zbuluar me një gjest të thjeshtë por shumë domethënës se është në një lidhje. Angela ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet të ketë bërë një tatuazh gjysëm-zemre i cili plotësohet me atë të partnerit të saj. Ende nuk dihet se kush është fatlumi që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare pasi përveç dorës asnjë pjesë tjetër e trupit të tij nuk shfaqet në foto. Megjithastë shpresojmë që Angela të zbulojë në ditët në vijim se cili është “princi i saj i kaltër”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *