Buzët e kuqe: Një simbol i joshjes absolute!

Buzëkuqin e kuq tani e gjejmë në të gjitha buzët, në të gjitha çantat, sepse rrit vetëvlerësimin si një sex-appeal. “Ai është arma e parë joshëse e një femre”, thoshte Coco Chanel, si dhe një emblemë e bukurisë femërore që prej pesë mijë vitesh.

I zhdukur në vitet 1990-2000, në përfitim të shkëlqyesve dhe ngjyrave të hapura, buzëkuqi i kuq bën sot një rikthim të jashtëzakonshëm me 900 milionë njësi të shitura në vit në botë (ku 300 milionë në Evropë), me fjalë të tjera rreth 30 në sekondë.

Ky aksesor po aq joshës sa një palë këpucë me taka të larta, por që aplikohet me të njëjtën lehtësi që vishen një pal xhinse, me thjeshtësi dhe natyralitet. Nuk është e nevojshme të jeni një eksperte, për ta mbajtur.

“Është mjeti më i preferuar për të krijuar një luk të lehtë dhe menjëherë shik, mënyra më e mirë për të ndriçuar dhe animuar ngjyrat dhe sharmin e çdo femre!” vlerëson Lloyd Simmonds, drejtor artistik i make-up tek Yves Saint Laurent.

Ai është një produkt shumë praktik pasi mund të krijojmë një gamë të gjerë efektesh dhe stilesh, duke aplikuar të kuqin në të gjithë buzën ose vetëm në qendër, duke e shkrirë atë me konturet për ta bërë linjën e tij më të butë, ose duke përzier dy nuanca ose lloje (mat dhe të shkëlqyeshme, për shembull)…

Në fakt është ky kontrast mes elementit shik të së kuqes dhe vërtetësisë së lëkursë që krijon modernitetin duke shmangur, nëse dëshirojmë, një luk shumë të sofistikuar, kjo e bën të përshtatshëm në çdo situate.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *