KreuCelebrity

Dua Lipa vjen “më e nxehtë se ferri”

“Hotter than Hell” është projekti i radhës që do të sjell këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një video ngacmuese të klipit, i cili duket se i përshtatet më së miri stilit të këngëtares. Nga ajo ccfarë mund të shihet nga videoja e shkurtër, skenat duken të ngjashme me atë të klipit “Last Dance”, kjo nëse i referohemi ngjyrave dhe sigurisht, stilit identifikues të Dua Lipa.
Sikurse shkruan vetë artistja, klipi do të dal në 6 maj dhe qëllimet e saj janë të pushtojnë klasifikimet. Na mbetet ende të presim klipin, i cili nisur edhe nga titulli “Më e nxehtë se ferri”, duket tepër interesantë. Ndërkohë, i urojmë suksese këngëtares!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF