KreuStil Jetese

Takat elegante që ju duhen këtë sezon

Duke marrë parasysh angazhimet e stinës së pranverës dhe verës, dasmat, eventet, mbrëmjet gala e me radhë, është koha që të bëni zgjedhjen e duhur me takat tuaja.
Sigurisht, instikti i parë sa hërë që keni një angazhim të kësaj natyre, është të shkoni dhe të blini një fustan të ri. Por ajo që sugjerojnë stilistët përtej kësaj, është të blini taka, me të cilat ju mund të ndiheni rehat, të ecni dhe të kërceni pa problem, pavarësisht sa kohë i mbani veshur. Por mbi të gjith, ju të mund t’i përdorni disa herë gjatë sezonit pranverë-verë. Duke marrë parasysh edhe kohën, takat që stilistët sugjerojnë janë plot detaje, ngjyra, shirita dhe modele. Sigurisht edhe çmimet e tyre variojnë në bazë të markës.
Jepini ngjyra dhe jetë imazhit tuaj, duke zgjedhur takat e duhura. Ne kemi disa sugjerime për këtë sezon, por në fund zgjedhja ju takon juve.

Burimi: InStyle Mag

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF