Çiljeta e lidhur me futbollistin e Partizanit?

Çiljeta mund të jetë në një lidhje me portierin e Partizanit Alban Hoxha. Janë këto zërat më të fundit lidhur me këngëtaren seksi. Pak ditë më parë Çiljeta tha se kishte 8 muaj që ishte ndarë nga babai i fëmijës së saj por tha se për momentin nuk kishte asnjë mashkull në jetën e saj. Mirëpo ajo është parë në shoqërinë e Alban Hoxhës kohët e fundit duke rritur dyshimet për një lidhje mes tyre. Hoxha ka përjetuar një dramë disa muaj më parë kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, por ndoshta edhe për të ka ardhur momenti për një jetë të re, përse jo me Çiljetën.  Faktet që shtojnë dyshimet për një lidhje të tyre jane se portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha. Albani ka publikuar një foto në Instagram pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’. E ftuar në “Top Show”, Çiljeta tha se nuk ka asnjë lidhje dhe se do të njoftojë nëse do të ketë ndryshime, por një gjë të tillë se ka bërë asnjëherë ndaj nuk presim ta bëjë tani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *