Ledioni dhe Sara nisin shfaqjet në aktivitete serioze!

Nëse deri më tani i kemi parë të shfaqen në ngjarje që i takojnë botës së spektaklit, çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë bërë një tjetër lëvizje sot, e cila është kthyer në lajm.
Ditën e sotme ato janë fotografuar së bashku, teksa futeshin në Panairin e Punës në Pallatin e Kongreseve. Një aktivitet ky që duket larg natyrës së punës që Ledioni bën, apo edhe që Sara shfaqet. Apo ndoshta kjo është një lëvizje e çiftit për t’u paraqitur ndryshe në sytë e njerëzve?!  Gjithsesi, ajo që nuk neglizhohet edhe në këtë rast është paraqitja e tyre gjithmonë e kuruar dhe vëmendja e garantuar. Në këtë dalje çifti shoqërohej edhe nga miku i tyre, moderatori dhe gazetari Eno Popi.
Në fillim të këtij viti Ledioni dhe Sara kanë shpallur edhe fejesën. Ka qenë vetë Sara, ajo që e ka bërë të ditur lajmin me në të një fotoje, ku tregonte unazën e vendosur në gishtin e fejesës, duke shkruar “Po”.
Ledioni dhe Sara janë një nga çiftet simpatike më të përfolur kohët e fundit në media, për vetë faktin që Sara është trashëgimtare në ekranin, ku Ledioni punon.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *