KreuCelebrity

Cila aktore do të mishërojë Lara Croft?

Që prej shpalljes për një film të ri “Tomb Raider” në kinema, zërat për sa i përket se kush do të luajë rolin kryesor sa vjen e rriten.

Nëse shumica e parashikimeve flasin në favor të Daisy Ridley (që ka luajtur në “Star Wars7”), shumë aktore të tjera si Blake Lively, Emilia Clarke dhe Olga Kurylenko ishin gjithashtu në listë për të mishëruar Lara Croft.

Por përfundimisht dhe kundër çdolloj parashikimi, është aktorja që morri oskarin për rolin e saj në filmin “Danish Girl”, Alicia Vikander që do të pasojë Angelina Jolie!

Sipas faqes prestigjoze të internetit “Variety”, aktorja suedeze ishte zgjedhja e parë e drejtuesve të xhirimeve, që thjesht po presin që skripti të përfundojë për të shpallur këtë lajm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF