KreuStil Jetese

Unazat e martesës… po sikur të zgjidhni ngjyrat?

Kate Middleton, Hilary Swank… yjet nuk ëndërrojnë gjithnjë një diamant sublim për të zyrtarizuar premtimin e tyre të bashkimit. Në fakt, ndonëse diamanti i vetmuar mbetet i preferuar për shumicën e të sapomartuarave, gurët me ngjyra arrijnë të joshin ato që duan të dalin nga turma, apo që kanë një afeksion të veçantë ndaj një ngjyre apo një guri në veçanti.

Patrick Baruel, themelues i shtëpisë Jaubalet, thotë se nëse diamantet preferohen nga 90% e klientëve, safiri, smeraldi dhe rubini janë alternativat e preferuara nga klientët e tjerë. Nëse disa zgjedhin një ngjyrë ndaj të cilës kanë shumë afeksion, të tjerë i japin rëndësi kuptimit që ka një gur.

Kështu që safiri, i preferuar shumë nga të nuset e ardhshme, simbolizon besnikërinë, fisnikërinë dhe sinqeritetin. Smeraldit, guri i preferuar i Kleopatrës, i atribuojmë veti qetësuese dhe atij akuamarin aftësi për të neutralizuar valët negative.

Por të zgjedhësh një model të tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht të heqësh dorë nga diamanti, që në këtë rast hynë në lojë në një mënyrë më diskrete duke shërbyer si zbukurues i gurit me ngjyrë.

Në fakt, në ditët e sotme janë të mundura shumë kombinime, mes shtëpive të mëdha të argjendarive dhe krijuesve me porosi, nuset e ardhshme mund çlirojnë imagjinatën dhe ta shohin jetën me ngjyra…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF