KreuCelebrity

Alban Hoxha shuan heshtjen: E vërteta e raportit tim me Çiljetën

Këto ditë është përfolur në media për një lidhje të mundshme të Çiljetës me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Pak ditë më parë Çiljeta tha se kishte 8 muaj që ishte ndarë nga babai i fëmijës së saj, por shtoi se nuk kishte asnjë mashkull tjetër në jetën e saj. Këngëtarja tha në “Top Shoë” se në momentin që do të kishte të reja nga jeta e saj personale, ajo do t’i ndante me publikun.
Mirëpo ajo është parë në shoqërinë e Alban Hoxhës kohët e fundit duke rritur dyshimet për një lidhje mes tyre. Hoxha ka përjetuar një dramë disa muaj më parë kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, por ndoshta edhe për të ka ardhur momenti për një jetë të re, përse jo me Çiljetën.
Faktet që shtojnë dyshimet për një lidhje të tyre janë se portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha. Albani ka publikuar një foto në Instagram pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’.
Por mesa duket pas të gjithë këtyre zërave, portieri i Partizanit ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të sqarojë këtë marrëdhënie.
“Unë dhe Çili jemi miq shumë të mirë, vetëm kaq, pjesa tjetër nuk është e vërtetë. Ne të dy jemi njohur nga fëmijët tanë. Por edhe më herët kemi pasur kontakte, duke qenë se kemi pasur miq të përbashkët”, ka rrëfyer Alban Hoxha për “Bluetooth”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF