KreuCelebrity

Anjeza Branka: Ja operacionet plastike që kam bërë

Pas një pauze në muzikë, këngëtarja Anjeza Branka ka rrëfyer se së shpejti ajo do të sjellë disa projekte të reja muzikore, për të cilat është duke punuar momentalisht.
Në një intervistë për “Bluetooth”, ajo ka folur për karrierën, kostot që i ka kushtuar, angazhimet e projektet e reja muzikore, dëshira e hershme për të qenë një ambasadore dhe djalin, duke mos dashur të komentojë aspak jetën e saj private.
Shpeshherë mediat rozë kanë shkruar se këngëtarja Anjeza Branka ka kryer disa operacione plastike, duke krahasuar pamjen e saj të dikurshme me atë që ka sot. Dhe të gjitha këto dyshime, tashmë vetë këngëtarja i ka konfirmuar.
“E kam thënë edhe më herët që unë gëzoj këtë trup falë palestrës instensive që bëj prej vitesh, dhe falë geneve të mira që kam trashëguar. Sa i përket operacioneve, po kam bërë dhe ndihem shumë rehat me veten time. S’ia kam marrë njeriu lekët borxh për ndërhyrjet. Më thuaj një artist që e ka mundësinë dhe nuk ka bërë ndërhyrje? Asnjë nuk ka”, ka përfunduar rrëfimin e saj Anjeza Branka.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF