KreuArt

50 vite Star Trek në Future Film Festival në Bolonjë

Në pritje të kapitullit të Star Trek, “Beyond”, që do të dalë në sallat e kinemave verën e ardhshme, Future Film Festival në Bolonjë, nga data 3 dei më 8 maji, feston 50 vjetorin e episodit të parë të sagës, që është publikuar për herë të parë në SHBA më 8 shtator 1966.

Ky homazh do të bëhet në bashkëpunim me Universal Pictures Home Entertainment Italia, për serialin televiziv më të gjatë të historisë. Në program ka projektime të disa episodeve, ndërsa më 7 maj do të ketë një Star Trek Day autentik, me evenimente që do të përmbledhin gjithë imagjinatën fantashkencore dhe një tavolinë të rumbullakët “Star Trek vs Star Wars (dhe histori të tjera)”.

Ky eveniment do të koordinohet nga Roy Menarini dhe do të shqyrtojë arsyet përse pas gjysmë shekulli flitet ende për “Star Trek”.

Në fakt përgjigjet ndaj kësaj pyetje janë të shumta, numrat (700 episode, më shumë se 10 filma), aftësitë e protagonistëve, nga Spock tek Capitain Kirk, arrin të hyjë në imagjinatën kolektive (madje edhe Obama bëri një përshëndetje të fuqishme, duke pozuar me Nichelle Nichols, interprete mitike e togere Uhura), si dhe impakti në kulturën popullore dhe jo vetëm (madje “Space Shuttle” i parë u quajt “Enterprise” në nder të të anijes kozmike të filmit).

Të gjitha këto aspekte që do të diskutohen gjatë tavolinës së rumbullakët, nga studiot e kinemave, shkencëtarë aerohapësinorë, moderatorë televizivë, protagonistë të dizajnit dhe modës, organizatorë të evenimenteve dhe figura të tjera heterogjene të gjitha të bashkuara nga një pasion i vetëm, Star Trek, dhe nga një vizion i gjerë i horizonteve kulturore të këtij fenomeni.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF