KreuKuzhine

Sallatë me panxhar

Nëse doni që në tavolinën tuaj të mos mungojnë pjatat me ngjyra e plotë jetë mos nguroni të provoni këtë sallatë.

Përbërësit:
2 panxharë
70 gr djathë të bardhë
pak majdanoz
pak kopër
kripë
piper
1 lugë lëngë limoni
2 lugë vaj ulliri
1 thelb hudhër

Përgatitja:
Pasi i ziejmë panxharët i presim në copa të vogla dhe i vendosim në një tasë. Sipër i hedhim djathin, kopërin dhe majdanozin e prerë.  Në një tasë tjetër përziejmë vajin e ullirit me lëngun e limonit, hudhrat e grira si dhe kripë e piperin deri sa të jenë bërë të njëtrajshme. Masën e përftuar ia hedhim sipër sallatës e cila është gati për t’u servirë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF